Shkollat në Kosovë nuk do të ngrohen me qymyr në dimrin e sivjetëm.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndalimin e ngrohjes me thëngjill nëpër institucionet edukativo-arsimore.
Kjo, sipas ministrisë, po bëhet për shkak të mbrojtjes së ambientit dhe zvogëlimit të ndotjes së ajrit.
Në vendimin e publikuar nga MAShT-i thuhet se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë të obliguara të njoftojnë shkollat me kohë para sezonit dimëror.