Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një 21-vjeçar në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit nga policia të njëjtit i është gjetur drogë në veturë.
“Më datën 06.12.2025, rreth orës 00:30, patrulla e stacionit policor Kaçanik, gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore. Gjatë kontrollit, te pasagjeri i mjetit I.Xh (21 vjeç)është gjetur substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla, si dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat janë sekuestruar.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës për trajtim të mëtejshëm” thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe lirimin e personit të dyshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.