Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me DKKO në Gjilan, pas një hetimi dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin S.S, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Të ngjashme