Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari, Vehbi Kajtazi për shkak të punës dhe profesionit të tij, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale. Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thotë Prokuroria në komunikatë.
Gazetari Kajtazi u kërcënua me anë të një një mesazhi të marrë më 8 tetor përmes Facebook-ut.
Ai në Rubikon tha se ka ngelur i tronditur, dhe siç shtoi s’e ka njohur kurrë, por ka parë mllef nga ky person.