Ndalohet përdorimi i thëngjillit për ngrohje në institucionet e arsimit parauniversitar

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 08:13 | Nga

Të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të cilat janë ngrohur me thëngjill gjatë stinës së dimrit, nga ky vit nuk do të mundë ta përdorin këtë lëndë djegëse. Vendimin e ka marrë ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot Koha Ditore.

Me ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në shkolla, MASHT-i po synon që të zvogëlohet ndotja e ajrit në ambiente të institucioneve arsimore. Për këtë, tashmë janë njoftuar edhe drejtoritë komunale të arsimit.

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, ka deklaruar për gazetën se vendimi është marrë pas disa diskutimeve që kjo ministri i ka pasur me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme