Ndalohet shitja e mbi 49 mijë pakove me hurma, pati mospërputhje të peshës së deklaruar në parapaketim

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar shitjen e 49,352 paketimeve të produktit hurma për mospërputhje të peshës së deklaruar në parapaketim.

Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë thuhet se gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullësi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve.

“Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti. Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë”.

” rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme