Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një zyrë të Gjendjes Civile në Gjilan.
Sipas Policisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe ështëndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, njëperson tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se hetimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.
“Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrintë gjitha veprimet ligjore të nevojshme”, njofton Policia.