Ndarja nga Chris Martin ‘u hodh pas krahëve’, Dakota Johnson pikaset me partnerin e ri

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Dakota Johnson duket se ka konfirmuar lidhjen e saj të re, disa muaj pas ndarjes nga Chris Martin, pasi një video e publikuar në internet e tregon aktoren në momente intime me këngëtarin amerikan Tucker Pillsbury.

Ylli 36-vjeçar i filmit Fifty Shades of Grey shihet duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në një parking në Los Angeles, sipas pamjeve të publikuara nga TMZ.

Në një moment, ajo madje i fshin buzët këngëtarit me dorë para se të largohej.

Sipas raportimeve, lidhja e tyre ka nisur në dhjetor të vitit 2025, menjëherë pas ndarjes së Johnson nga Martin, me të cilin kishte qenë në një marrëdhënie për rreth tetë vitesh.

Në atë periudhë, aktorja ishte fotografuar duke darkuar me Tucker Pillsbury dhe miq të tjerë, duke nxitur spekulime për një romancë të re.

Të ngjashme