Ndër të paktit, Surroi mirëpret pranimin e donacionit nga Serbia

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e shumë kritikave për pranimin e 1 mijë testeve për koronavirus, Kurti gjen përkrahje për vendimin nga Surroi: Mos të shtohet helm në jetën politike

1000 testet për Covid-19, të dhuruara nga Serbia për Kosovën ngjallën reagime të shumta si në vend, ashtu edhe jashtë ku shumë media të njohura boterore kanë shkruar për këtë veprim për të cilin shteti serb doli të jetë mjaft solidar, shkruan Gazeta Metro.

Ndër reagimet e shumta, ku disa figura të skenës politike në vend kritikuan Qeverinë në detyrë për pranimin e kësaj dhurate nga vendi fqinj, shkrimtari dhe publicisti i njohur, Veton Surroi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë të drejtuar nga Albin Kurti.

Madje reagimi i tij ka të bëjë pikërisht me kritikat e shumta të drejtuara nga kreu i ekzekutivit, duke thënë se këto teste të ardhura kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës, gjë që nuk duhet të shtohen si “helm” në jetën politike.

Surroi bëri të ditur se e mirëpret një vendim të tillë, përmes një postimi në Facebook, ku tutje ka shtuar se shëndeti i popullit tonë nuk duhet të futet në duelet për konfrontime politike me Serbinë.

“Një mijë teste të ardhur nga Serbia janë një mijë teste të ardhur për të testuar të infektuarit nga koronavirusi , real apo potencial.
Mejdane për konfrontime politike me Serbinë ka ende boll e tepër. Nuk ka nevojë të futet shëndeti i qytetarëve të Kosovës në to.
E as ka nevojë për të shtuar helm në jetën tonë politike. Ka boll e tepër”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Ndërkaq, ndryshe nga Surroi, shumë figura të rëndësishme në politikën e vendit e kanë kritikuar Kurtin për pranimin e një donacioni të tillë.

Disa një veprim të tillë nga Qeveria e Kosovës e kanë quajtur reklamë fenomenale ndaj Serbisë në tërë botën, e disa të tjerë thanë se një mijë teste nuk i shlyejnë masakrat, vrasjet e dhunimet që ka bërë Serbia në Kosovë, gjë që ka imunizuar kriminelët serbë të cilët bënë krime të rënda lufte në vendin tonë, e që me një veprim të tillë, brenda një dite, kryeministir ynë i shndërroi në humanistë

Të ngjashme