Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në Kaninë të Vlorës.
Zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas ka shkuar në zonën e Kaninës.
Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse. Sipas tyre zjarri ka marrë përmasa të mëdha e po djeg ullinj e toka të fshatit.
Gjithashtu është angazhuar edhe një helikopter, me të cilin po merret uji i detit për t’u përdorur në shuarjen e flakëve.