Ndërhynë për të ndaluar përdhunimin e dy vajzave, të rinjtë përfundojnë me plagë të rënda

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Dy të rinj britanikë janë vlerësuar si heronj kur ndërhynë për të ndaluar sulmin seksual ndaj dy vajzave, por u kthyen ata vetë në viktima.

Dyshja, njëri 19 e tjetri 25 vjeçar, thanë se shkuan për të ndihmuar një vajzë në nevojë në qytetin Stoke-on-Trent.

Por ata u sulmuan brutalisht të dy deri sa humbën ndjenjat, gjatë konfrontimit të rëndë mëngjesin e të dielës.

Një prej viktimave kishte nevojë për operacion rindërtimi të fytyrës. Policia ende nuk ka bërë arrestime për sulmin.

Reklamë

“Ata meritojnë medalje për rrezikimin e jetës për të tjerët. Thjeshtri im ka kocka të thyera në fytyrë pasi ata e qëlluan me shkelma kur ishte pa ndjenja”.

Në njoftimin e policisë për kërkesë informacioni thuhej se dy sulmuesit ishin me ngjyrë, njëri me bluzë të bardhë e xhinse, ndërsa tjetri me veshje të errëta, raporton TCH.

Duke raportuar për incidentin, shërbimi i ambulancës tha se dy pacientët ishin gjetur me plagë të rënda për jetën.

Në vend u dërguan ambulancat të cilat gjetën dy pacientët me plagë serioze dhe u dërguan në spital”. Policia po bën apel për informacione mbi sulmuesit.

Të ngjashme