Ndërhyri se i ngacmuan kamerieren, vritet shqiptari

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 19:10 | Nga

Një shtetas shqiptar është vrarë në afërsi të sheshit “Omonia”, të Athinës. Ngjarja ndodhi pas një sherri që nisi për motive të dobëta në një lokal, mes kamerieres dhe një klienti me origjinë irakiane.

Policia greke ka njoftuar se sherri filloi pasi irakiani ngacmoi kamerieren që punonte në lokal, në pronësi të shtetasit shqiptar. E reja kërkoi ndihmën e pronarit, i cili mbërriti së bashku me një mikun e tij.

Në fillim gjithçka nisi me fjalë, derisa irakeni nxori pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se Kremidha humbi menjëherë jetën, ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili u qëllua nga një plumb që bëri rikoshet.

Sipas medieve vendase, policia mbërriti në vendin e ngjarjes por nuk mundi të ndalojë autorin, i cili u largua në rrugicat e qendrës së Athinës. Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërsa policia thotë se pas kontrollit të kamerave të lokalit ka identifikuar autorin e krimit.

Të ngjashme