Ndërkombëtarët u druhen zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që janë duke u kërkuar të mbahen në pranverë, stinë së cilës pritet t’ia ngrejë temperaturat Gjykata Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Droja është se, shpallja e aktakuzave të para mund të prodhojë tensione në fushatë, e edhe të ketë ndikim në procesin zgjedhor dhe në rezultat.
Burime të gazetës kanë theksuar se ky shqetësim i është përcjellë edhe lidershipit të subjektit kryesore në pushtet, PDK-së, i cili prej një muaji ka ndërmarrë një fushatë mobilizuese të anëtarësisë së vet.