Ndërlidhja ekonomi-politikë dhe media

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 19:05 | Nga Shkumbin Gashi

Nuk paramendohej që elitat politike të degradojnë kaq shumë. Paramendojeni udhëheqjen politike të qeverisë të Fan S. Nolit, artikulimin e fjalive të tij, shkrimeve të tij, ideve të tij! Kishte mendim për të ardhmen e kombit të tij, kishte ide, kishte vullnet. Pas tij, shqiptarët nuk patën njeri me virtyte të tilla. Sepse shqiptarët nuk ishin të pjekur për një shtet dinjitoz, sepse nuk e dinin se çdo të thotë shteti. Shtetin e parë që e njohën shqiptarët është Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës dhe në anën tjetër të kombit, shtetin Jugosllav, ku shqiptarët nuk kishin asgjë. Ndoshta kjo është fundamenti i ndjenjës së keqe ndaj shtetit.

Sot jetojmë në shtetin tonë . Kosova u shpall shtet . Duke shpallur shtetin tonë, neve na mungonin njohuritë mbi shtetin dhe dashuria për të, tamam sikur para pothuajse një shekulli. Kaq pak kemi përparuar?! Neve na mungon ndjenja e të qenit shtetas I vendit . Ne nuk e kuptojmë si e dëmtojmë shtetin tonë ditë për ditë . Ne nuk e kemi haberin se kush është bazamenti I shtetit . Ne nuk dimë asgjë të mirë . Ne nuk dimë si t`a kryejmë punën tonë me përgjegjësi . Për padijeninë tonë nuk mund të fajësojmë vetëm veten tonë . Dikujt  I duhen injorantët . Atyre që I duhen injorantët quhen politikanë . Është lehtë të jesh udhëheqës i një kombi injorantësh , por shumë vështirë kur ke të bësh më një popull të ndritur . Mund ta paramendoj kush se sa ditë do t`ia jepnin kësaj qeverie nëse në parlamentin Izraelit do të dilte një deputete e të fliste për viktimat e holokaustit me foto të filmave pornografik ? Apo një qeverie e cila krenohet se në penaltinë e parë që duhej të paguhej vetëm 14 milion qenka shumë më e mirë se kjo tjetra që alarmon se duhet patjetër t`ia paguajmë 53 milion ? Një qeverie që fusnotën Kosovo* e quan fluskë bore që do të shkrijë në pranverën e parë dhe kjo fluskë jo që nuk është shkrirë por kjo dita ditës po bëhet Iceberg. Apo edhe një president I cili siç ka filluar do të pretendoj territore deri në Dalmaci ? Cili nga këto qeveri apo president do të qëndronte stabil në një shtet me shoqëri të përndritur? As edhe një ditë më shumë .

Degradimi I shtetit në mënyrë të pazgjidhshme fillon kur elementet si ekonomia , politika dhe media bashkërendojnë veprimet e tyre . Në fillim kapen resurset ekonomike për përfitime të mëdha material nga njerëz të fuqishëm , pastaj me ndihmën e njerëzve të duhur në politikë vendosin njerëz të dëgjueshëm në gjygjsor e prokurori ,  dhe në fund për shpërlarje të trurit përdorin mediat .

Kapja e resurseve ekonomike filloi menjëherë pas përfundimit të luftës . Dikush me produktet e naftës , dikush me lokale nëpër qendra të qyteteve të Kosovës , dikush në uzurpimin e ndërmarrjeve publike me njerëz të tyre nëpër borde , dikush me lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar , dikush me mediat , e dikush me institucionet arsimore . Ata që kapën arsimin , ia mbytën shpresën një populli për ringritje . Popull I paditur dhe I nënshtruar është gjëja më e duhur për një politikë kriminale .

Duke kapur elementet ekonomike shtetërore ata fituan shuma të mëdha parash që do t`I përdorin në privatizimin e shumë fabrikave , tokave , lokaleve etj . me çmime qesharake . Dikur uzurpues të ndërmarrjeve shoqërore , tash aksionar direkt apo indirekt dhe legjitim të ndërmarrjeve private . Nëse nuk janë aksionar , atëherë disi duhet të kenë ndikim edhe mbi ndërmarrjet private të pastra . Duke rritur kapitalin e tyre financiar ata rrisin mundësitë e tyre për ndikim mbi njerëzit e thjeshtë . Duke ndikuar mbi njerëz të thjeshtë ata I sigurojnë vetes së tyre një votë  e cila do ta legjitimonte në mënyrë më demokratike pozitën e tyre politike udhëheqëse. Njeriu i thjeshtë dhe injorant mashtrohet lehtë. Kanal rrethor që kurrë nuk përfundon!

Një premtim për një punë në arsim , komunë , apo në ndonjë ndërmarrje publike komunale mjafton që injoranti ta ndjek politikanin kriminal të legjitimuar me votën e tij . Nga legjitimiteti I fituar dhe nga forca financiare e grupit politik kriminal ata patën dijeninë që në gjyqësor dhe në prokurori t’i vendosin njerëzit e dëgjueshëm. Kjo ia siguron mbrojtjen nga çdo cenim ndaj krimit apo në rastin më të keq , ia siguron parashkrimin absolut të veprës penale .Ky është fundi I shpresës për qytetarin e ndershëm .

Gjithë kjo ndërmarrje kriminale duhet të mbulohet . Ata patën dijeninë që për mbulim të veprave të tyre I duhen media. Media publike që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë një institucion publik dhe padyshim zhvatës i parasë publike si dhe mburojë e pushteteve të deritanishme. Institucioni publik i financuar nga paraja publike shërben për nevoja politike. Për skandale të qeverive jepen lajme të shkurta dhe të shpejta , ndërsa për një akademi përkujtimore apo për një eveniment tjetër kamuflazh si vënia e kurorave nëpër varret e dëshmorëve apo të një suksesi të qeverisë , atyre nuk I duket e tepërt ta shpenzojnë gjysmën e edicionit të lajmeve. Për kapjen e medieve private është vështirë të flitet, jo se ato janë të pakapura , por kapja është më e sofistikuar dhe vështirë e çmontueshme .

Këta grupe politike kriminale të legjitimuar me votën e popullit të nënshtruar dhe skajshmërisht injorantë, e dinë shumë mirë që demokracia është liria e fjalës dhe e përkatësisë politike , por nga ana tjetër ata kanë fuqi ekonomike që këtyre lirive t’i caktojnë kufijtë e dëshiruar. Në mënyrë të padukshme për një popull si ne , ata ndërthurën pushtetin ekonomik me pushtetin politik dhe zaptuan shpejt edhe median duke krijuar kapitalizëm pervers apo siç e quan Karl Poper, Demokraci Mafioze.

Demokracia mafioze na ka kapluar . Ne mendojmë që jetojmë në liri , por limitet e saj nuk I kemi kërkuar sa duhet . Ne jetojmë sot për nesër por kurrë nuk e dimë se kur do të vijë momenti ynë i dëshpërimit fondamental. Dua ta citoj Xhon Donin: “Askush nuk është një ishull më vete: çdo njeri është pjesë e kontinentit; një copë e së njëjtës tokë… Vdekja e çdo njeriu më pakëson edhe mua; sepse unë jam pjesë e njerëzimit dhe kështu askush s`e di me siguri për kë bie këmbana: ajo mund të bjerë edhe për ty”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme