Ndërmarrja e interesit

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Ndërmarrja Publike Banesore është shndërruar në arenë përplasjesh midis partive politike që nga paslufta (1999).

E krijuar më 1946 si Departament për Mirëmbajtjen e Ndërtesave, dhe e regjistruar më 2000 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si NPB, kjo ndërmarrje ka ndërtuar afro dhjetë mijë banesa, qindra lokale afariste, garazhe dhe depo të ndryshme, para dhe pas luftës. Një pjesë të tyre i ka “shitur” ndër vite, por shumë të tjera, ndonëse janë pronë e saj, nuk i ka nën menaxhim, ngase janë të uzurpuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para luftës, NPB-ja ka ndërtuar 7.800 banesa dhe 750 lokale afariste, gjithandej nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, si dhe objektin më të madh afarist ish-Bankën e Lubjanës me hapësirë prej 4.400.00 metrash katrorë.

Pas luftës, ajo ndërtoi 150 banesa të tjera, 298 lokale afariste, 80 garazhe me sipërfaqe neto prej 1.220.00 m2 dhe depo me sip. rreth 1500.00 m².

E tërë kjo pasuri rezulton të ketë rritur apetitet partiake, në tentim për të marrë menaxhimin e Ndërmarrjes. Përplasjet më të fundit janë ato midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat janë në përpjekje për arritjen e një koalicioni qeverisës në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme