Shoqata e ndërmarrjeve ndërtimore dhe e prodhuese të materialeve ndërtimore të Kosovës, kundërshtojnë ashpër rregulloret e Kuvendit Komunal Prishtinës mbi taksat Administrative për dhënien e lejes së ndërtimit si dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës.
Në komunikatën e Odes Ekonomike të Kosovës, thuhet se Të gjitha këto dispozita para së të aprovohen së pari kanë shkelur procedurat mbi dëgjimin publik që në radhë të parë Shoqata e ndërmarrjeve ndërtimore dhe e prodhuese të materialeve ndërtimore të Kosovës janë anashkaluar, ndërsa deputetëve të Kuvendit Komunal u janë servuar dispozitat që janë në kundërshtim me ligjin.
Llogaritja e tarifave sipas nenit 5 dhe 7 e cila bëhet me vendim të veçantë të lëshuar nga Drejtoria përkatëse komunale gjoja mbi marrëveshjen e nenit 11 e cila nuk ka përcaktuar asnjë detal për implementim e kësaj marrëveshje.
Pagesën e taksës administrative sipas nenit 5 e kundërshtojmë në tërësi sepse kjo taksë është në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe e dëmshme për ndërtuesit dhe për vet Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në anën tjetër taksat e densitetit janë taksa që janë të llogaritura në kundërshtim me ligjin më të cilin thuhet së për hapësirat e përbashkëta si dhe lokalet, bodrumet në këto taksa nuk llogaritën. Poashtu Shoqata është e indinjuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës që nuk e zbaton ligjin dhe urdhrat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke ditur që ankesat e shumë ndërtuesve që janë parashtruar ne shkallën e dyte të gjykatave kanë fituar rastin, mirëpo nuk kanë gjet mirëkuptim në Komunën e Prishtinës për implementim e tyre, dhe e cila gjë është shkelje e rënd e ligjit.