Ndërpritet një dasmë dhe gjobiten 203 qytetarë në Gjakovë

Gjakovë | 12 Gus 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Gjakovës ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i Policisë në regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për Gazetën Sinjali se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 203 gjoba për mosrespektimin e masave të Qeverisë.

Ai po ashtu ka njoftuar se është iniciuar një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ku mbrëmë ishte raportuar se një qytetar në Çarshi të Gjakovës i ishte vërsulur policit për shkak se i kishte kërkuar që ta vë maskën.

Graishta tutje ka theksuar se janë arrestuar dy persona, ndërsa është ndërprerë një dasmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme