Ndërpritet seanca e Kuvendit në Mal të Zi: Kërcënohet nënkryetari Nimanbegu

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 15:55 | Nga

Kuvendi i Malit të Zi më 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika të rendit të ditës.

Deputetët në ditën e parë të seancës kanë përfunduar debatin mbi Propozimligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi administratën publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse, transmeton Klan Kosova.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo çfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemikë e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion reprezentativ siç është kuvendi.

Ajo çfare e karakterizoi këtë seancë, është fjalori fyes i deputetit Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe deputetit të Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po udhëheqte seancën. Nënkryetari Nimanbegu pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të shëndetësisë, Nimanbegu, si kryesues i seances vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debatin sepse e pranishme ishte bashkëpunetorja e autorizuar për ta mbrojtur propozimligjin në fjalë.

Por kjo situatë shkaktoi revoltë tek opozita, ku konkretisht deputeti Knezheviq iu drejtua Nimanbegut me fjalët:

“Unë mund edhe me dorën e djathtë- ja mogu I desnom rukom” (pasi që dorën e majtë e ka të lidhur nga incidenti i fundit në kuvend) si dhe ‘’mos e luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UÇK-në, atje luaje këtë rol- nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu”.

Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzen e cila zgjati rreth 45 minuta, shkruan Malësia, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme