Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, mungoi dëshmitari i prokurorisë

Prishtinë | 18 Kor 2025 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk s’pati mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.

Prokurori i shtetit, Naim Abazi, propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën.

LEXO EDHE:

Të ngjashme