Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekovc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Mark Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.
Përkeqësimi i gjendjes ka ndodhur pasi prokurori ka lexuar pretendimet e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
I dyshuari qëndron i shtrirë në sallën e gjykimit ndërsa gjykatësi ka urdhëruar publikun të dalë jashtë deri kur të vijë ambulanca, raporton kallxo.com
Mark Nrecaj është arrestuar nënë dyshin se qëlloi për vdekje gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçe.