Në pjesën e dytë të konferencës së parë të ndërtimit në Kosovë “Conrecon” që po mbahet në Prishtinë është diskutuar për urbanizmin.
Dukagjin Hasimja në panelin “Ballafaqimi i Ballkanit me urbanizmin”, tha se problemi në Kosovë qëndron te ndryshimi i pushteteve sidomos ato lokale për shkak se ashtu siç ndërrohen pushtete lokale ashtu ndryshohet edhe legjislacioni për urbanizmin, raporton Ekonomia Online.
“Te na ligjet po ndërrohen sipas qeverisë lokale diçka po donë këta diçka po donë ata ndërrimi i legjislacionit në planin e urbanizmit. Qe tri vjet katër vite nuk kanë zbatuar sepse janë marr copy-paste prej Gjeorgjisë. Dikush influencon në aktivitetet”.
“Ide kemi sa dush por fuqia financiare është diçka tjetër. Këtu po varem prej pareve. Ndërrimi i pushtetit lokal ndikon mjaft në atë se si ndërrohet pushteti lokal ndërrohet edhe njerëz që punojnë aty”.
Mirëpo Ledian Bregasi nga Shqipëria tha se jo gjithmonë duhet të priten kushteve favorshme për të përfunduar një punë.
Ai tha se edhe arkitektët, por edhe shoqëria duhet të mësohet, që të punon të edhe në kushte jo optimale.
“Unë besoj që detyra jonë si arkitekt si planifikues nuk është ajo që të presim kushte optimale. Do të doja të isha më optimistë që të mos presim që paratë e Mekes për të veshur me arë. Duhet të ndjeket edhe rruga institucionale të nxjerrjes së standardeve. Aftësia jonë duhet të tregohet qe si do punojmë në kushte të vështira”.
“Duhet normalisht mbështetur edhe tek institucionale, por duhet të edukojmë arkitektët tanë por edhe shoqërinë që të mos presin kushte optimale por kjo nuk do të thotë se nuk do të jemi mirë”.
Se urbanizmit të shpejtë do i vjen fundi u shpreh i bindur Shpëtim Maraj. Maraj tha se opinioni është duke u vetëdijesuar dhe do të jetë shumë më i fort që gabimet që janë bërë të mos i përsërisin.
“Urbanizmi emergjent po i vjen fundi pasi që janë këto lagje në këtij qytete jemi bëtë që të ikim nga ky kaos. Të njëjtën problematik e shohin kudo. Opinioni publik do të jetë shumë më i fortë që këto gabime që janë bërë deri me tani të mos bëhen më. Shpresa ime është që po i vjen fundi”.
Konferenca e parë për ndërtimin në Kosovë “Conrecon”, ka mbledhur në Prishtinë arkitektë dhe inxhinier nga i gjitha rajoni.
Në këtë konferencë përmes paneleve të ndryshme janë trajtuar problemet me të cikat përballët Kosova në aspektin e arkitekturës si dhe përmes prezantimeve nga arkitektët eminentë të rajonit janë shpalosur vështirësitë dhe zgjidhjet për probleme të ndryshme.
Konferenca do të vazhdojë edhe ditën e nesërme. Fokusi i konferencës së nesërme do të jetë në degradimin e tokave bujqësore nga ndërtime.