Ndërron jetë DJ me famë botërore, mërzitet edhe presidenti Macron

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

DJ dhe muzikanti francez i elektropopit Kavinsky (50), i cili performoi në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Verore 2024 në Paris, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Paris.

I lindur në Paris, Kavinsky ishte një figurë kyç në skenën e muzikës elektronike French Touch, përkrah muzikantëve si dyshja Daft Punk ( Guy-Manuel de Homem-Christo.

Ai ishte i lidhur me botën e filmit edhe para bashkëpunimit të tij në filmin “Drive” falë bashkëpunimit dhe miqësisë së tij të gjatë me muzikantin dhe DJ, më vonë regjisor Quentin Dupieux . Në filmin e mikut të tij “Steak” (2007), i cili përmban edhe muzikën e tij, Kavinsky provoi edhe veten si aktor.

Ai gjithashtu u shfaq së fundmi në filmin francez të Netflix-it “Banger” me Vincent Cassel .

Gjatë karrierës së tij muzikore, ai publikoi dy albume. Albumi i tij debutues “OutRun” u publikua në vitin 2013. Nëntë vjet më vonë, u publikua “Reborn”. Hiti i tij më i famshëm “Nightcall” gjeti vendin e tij në albumin e parë të lartpërmendur, i cili u frymëzua nga videolojërat e viteve ’80, serialet policore si Miami Vice dhe filmat e Dario Argento.

Duket se edhe Presidenti francez Emmanuel Macron ishte një admirues i muzikantit , i cili, pasi mësoi për vdekjen e tij, tha se Kavinsky “do të jetë përgjithmonë krenaria e Francës”.

Të ngjashme