Ndërron jetë drejtori i Financave në Komunën e Klinës

Prishtinë | 10 Pri 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Klinës, Aziz Desku, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Me këtë rast, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes Desku.

“Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Azizin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe” ka shkruar Elezaj në Facebook.

Ai ka thënë se Desku ka qenë punëtor, korrekt dhe ka dhënë kontribut të madh për Komunën e Klinës.

“Azizi do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë, urtësinë dhe sinqeritetin. Ne do ta kujtojmë përherë për kontributin që ka dhënë në komunën e Klinës dhe për vlerat e larta njerëzore” ka thënë tutje Elezaj.

Në nderim të veprimtarisë së tij, Kuvendi Komunal i Klinës sot do të mbajë mbledhje përkujtimore, me fillim nga ora 13:00.

Desku do të varroset në varrezat e fshatit Siqevë, në ora 16:00.

Të ngjashme