Ekonomia Online
FUNDIT

Ndërron jetë në Gjermani futbollisti 20 vjeçar nga Kosova

Ndërron jetë në Gjermani futbollisti 20 vjeçar nga Kosova

Jetëlir Hasani, futbollist nga Kosova, ka humbur jetën në moshën 20 vjeçare, pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Është klubi i tij, nga liga amatore në Gjermani, VfL-Ulm 1905 Fußball, që ka dhënë lajmin e kobshëm, duke i shprehur ngushëllime familjes së futbollistit. “Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari […]

Jetëlir Hasani, futbollist nga Kosova, ka humbur jetën në moshën 20 vjeçare, pas një aksidenti tragjik në Gjermani.

Është klubi i tij, nga liga amatore në Gjermani, VfL-Ulm 1905 Fußball, që ka dhënë lajmin e kobshëm, duke i shprehur ngushëllime familjes së futbollistit.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”.

“Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Vdekjen e Jetëlir Hasanit e ka konfirmuar edhe familja e tij në Prishtinë, që njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e enjte) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan, në ora 14:00.

Të ngjashme