Të mërkurën pas mesnate ka ndërruar jetë një person, i cili ishte aksidentuar më 03. 04. 2018, në fshatin Berkoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai ka vdekur në QKUK.
“Viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.04.2018 (rreth orës 00:55) ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve”, njofton policia.