Një 52-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati dytë i banesës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë. Sipas gazetares së Top Channel viktima është Mirjona Kaloshi.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.