Sipas Alsat mësohet se plagëve nuk iu mbijetoi 48-vjeçari Vebi Maksuti.
Mbrëmë rreth orës 18.00 sherri kishte filluar nga dy familjet Latifi dhe Maksuti i cili fillimisht nisi me përleshje fizike dhe mbaroi me të shtëna me armë zjarri.
Përleshja fizike që ka eskaluar në përplasje me armë mes dy grupeve në Kumanovë, sipas informatave që ka siguruar Alsat, ka ndodhur në rrugën “Tode Mendoll” në afërsi të marketit “Ardi” pas një zënke mes dy familjeve.
Në këtë incident në njërën anë janë përfshirë personat F.L. (61) dhe V.L. (48) dhe në anën tjetër V.M., XH.M. ,R.M dhe M.M.
Vebi Maksuti nga njëra anë ishte personi që u godit nga plumbi vdekjeprurës, i cili me urgjencë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.