Vdes 50 vjeçari nga fshati Bibaj, pas lëndimit që kishte marrë gjatë një përleshje

| 22 Shk 2021 | 16:20 | Nga

Një person ka vdekur në QKUK, pas lëndimeve të marra në kokë gjatë një përleshje me një person tjetrës.

Sipas njoftimit të policisë përleshja kishte ndodhur në parkingun e një pompe të të derivateve në fshatin Bibaj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë  është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45  nga ana e mjekut jemi njoftuar  se viktima  kishte ndërruar jetë.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për   arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme