Ka ndërruar jetë Sehar Kollçaku, bashkëshorti i nënkryetares së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku të dielën me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortit.
Në profilin e saj ajo shkruan “Sot, ndërroi jetë bashkëshorti im, Sehar Kollçaku! Përjetësisht të pikëlluar, Fatmirja, Elioni, Elena dhe mbarë familja Kollçaku!”