Ndërtesa e re e Gjykatës Penale inaugurohet me lëndën “Titanik”

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:32 | Nga

Ndërtesa e re e Gjykatës Penale do të inaugurohet sot dhe seanca e parë që do të zhvillohet në të është lënda e Prokurorisë Publike Speciale “Titanik”.

Në lëndë “Titanik”, që është pjesë e lëndëve të PSP-së, akuzohen ish-funksionarë mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Ata akuzohen nga PPS për bashkëpunim kriminal, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012. Ndërtesa e re e Gjykatës Penale zyrtarisht u lëshua në përdorim të shtunën në Ditën e Gjyqësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme