Ndërtesa të rrëzuara, pamje nga tërmeti i sotëm në Australi

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i rrallë lëkundi të mërkurën Australinë, duke tundur godinat e duke shkaktuar panik te banorët në juglindje.

Presioni tektonik u shkarkua në qytetin e Melburnit me një magnitudë 5,9 sipas shkallës Rihter dhe ishte vetëm 10 km poshtë sipërfaqes së Tokës.

Ndërtesa të rrëzuara/ Pamje nga  tërmeti që shkaktoi

Muret e disa ndërtesave u dëmtuan dhe strukturat metalike u shtrinë mbi rrugët e qytetit të dytë më të madh australian.

“Pati një zhurmë të madhe dhe e gjithë shtëpia u shkund. Një godinë anash u shkërmoq në pluhur. Ishte një kaos.”

Tërmeti i paradites u ndoq nga disa paslëkundje me intensitet deri 4 ballë, dhe raportohet si një ndër më të fortët në shtetin e Viktorias në 50 vite. Autoritetet thanë se morën telefonata për ndihmë 700 km larg epiqendrës.

Ndërtesa të rrëzuara/ Pamje nga  tërmeti që shkaktoi

“Ky është një paralajmërim për ne australianët që jetojmë në një kontinent me aktivitet të ulët sizmik. Tërmetet janë të rralla por nuk jemi imunë ndaj tyre dhe duhet të ndërgjegjësohemi për të ngritur infrastrukturë dhe ndërtesa që t’i rezistojnë atyre,” tha Majk Sandiford, shefi i departamentit të Gjeologjisë në Universitetin e Melburnit.

Ndërtesa të rrëzuara/ Pamje nga  tërmeti që shkaktoi

Melburni gjendet mbi një rrip malor të formuar mbi 350 milionë vjet më parë dhe mendohet se tërmeti i fundit u shkaktua nga frakturat te pllakat shkëmbore më të dobëta.

Autoritetet thanë se dëmet janë vetëm materiale dhe nuk pati rrezik për cunami në tokën apo ishujt e shtetit të Viktorias.

Të ngjashme