Ndërtimet ilegale rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në regjistrin e Komunës së Ohrit, hartuar në bazë të rekomandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë e Kulturë (UNESCO), janë 409 objekte të ndërtuara pa leje që gjinden në zonën e mbrojtur në bregun e liqenit të Ohrit dhe Parkun Kombëtar të Galiçicës, por edhe në pjesën e vjetër të qytetit.

Sipas shifrave, janë 1076 ndërtime pa leje në tërë territorin e Komunës së Ohrit. Këto shifra u prezantuan në seancën e komitetit të UNESCO-s që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, nga kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski. Në këtë seancë, mori pjesë edhe ministri pa resor, Edomond Ademi dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrei Zhernovski.

Në bazë të raportit të hartuar nga Komuna e Ohrit, pjesa më e madhe e objekteve pa leje janë ndërtuar dekadën e fundit. Ato kryesisht janë ndërtime të përkohshme, plazhe, shtëpi, apartamente dhe objekte të tjera të akomodimit.

Kjo ka bërë që trashëgimia kulturore dhe natyrore e rajonit të Ohrit, të vendoset në listën e trashëgimisë botërore që është në rrezik, bazuar në rekomandimet e UNESCO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme