Struga dhe Ohri humbin të drejtën të japin koncesione të plazheve

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet vendore në Strugë nuk flasin pas njoftimeve se shteti, përkatësisht ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga muaji i ardhshëm do t’i ndërmerr ingerencat mbi plazhet e liqenit të ohrit. Kjo do të thotë se Struga, por edhe Ohri s’do të kenë kompetencat në dhënien e koncesioneve.

Për dallim nga heshtja në Strugë, autoritetet në Ohër e përshëndesin këtë gjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna e Struga ende nuk ka përgjigje rreth këtij vendimi ndërsa LSDM e Strugës e përshëndeti marrjen e ingerencave.

“Me vendim të këtillë duhet të nisë të sundojë ligji në plazhet e Strugës”, tha Nikolina Vellkovska, këshilltare e LSDM-së në Strugë.

Nga opozita maqedonase OBRM-PDUK thonë se qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së nuk shkon mirë dhe për këtë shkak vjen një vendim i tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme