Është rritur niveli i liqenit të Ohrit

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 15:25 | Nga

Hotelierët e Ohrit nuk heqin dorë nga synimi për ta paditur ndërmarrjen shtetërore ELEM sepse niveli i liqenit mbetet mjaft i lartë dhe shkakton frikë.

Ata nuk mbajnë mend që dikur niveli i liqenit në qershor të ketë qenë kaq i lartë pasi për momentin është 13 centimetra mbi maksimumin.

“Një ekip avokatësh punon për mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar se cila pjesë e ligjit është shkelur dhe në çfarë mase. Dëmi mund të jetë i padukshëm, por ndjehet. Kërkesë për dëmshpërblim dhe kërkesë e përgjegjësisë nga personat që kanë qenë përgjegjës që të mbajnë llogari për këtë situatë”, ka deklaruar Dimitar Zarçev, hotelie, raporton Alsat M.

Por, nga kompania shtetërore ELEM theksojnë se përpiqen që nivelin e Liqenit ta mbajnë në nivel optimal, pa dëmtuar askënd në Strugë dhe Ohër. Prej atje i mohojnë pretendimet se liqeni përdoret si një grumbullim për prodhimin e energjisë elektrike dhe shitjen e saj.

“Në liqenin e Ohrit nuk ka digë. Nëse konsiderohet derdhja nga Liqeni i Ohrit në lumin Drin atëherë ajo digë është minimale. Liqeni i Ohrit nuk mund të përdoret si një akumulim, vetëm mund të bëjmë përdorim optimal të ujit nga liqeni i Ohrit. Më pas duke mbajtur diversitetin normal në derdhjen e Drinit, duke e përdorur ujë në mënyrë optimale për kapacitet tona të prodhimit”, tha Dragan Minovski – Drejtori i ELEM-it.

Nga ELEM, përsëri sigurojnë se deri në fund të qershorit Liqeni i Ohrit do të kthehet në gjendjen e tij normale, domethënë që do të ulet në një nivel prej 693.75 metra mbi nivelin e detit. Për vitin e ardhshëm është parashikuar të ndërtohet një sistem modern dixhital për derdhjen e Drinit të Zi. Në këtë mënyrë do të ndryshohet mënyra ekzistuese primitive e rregullimit me dërrasa, që sipas ekologëve nuk ka qenë e pasaktë. Grupe punuese nga Maqedonia dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu për një marrëveshje të re bilaterale që do të specifikojë menaxhimin e ardhshëm të liqenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme