Objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, i cili kap shifrën e mbi 1.4 milionë eurove si bashkëfinancim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komunës, është duke u punuar me intensitet të lartë.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, janë ndar të kënaqur me dinamikën dhe kualitetin e punimeve aty.
“Kemi pasur vonesa në këtë projekt për shkak se do ta bëjmë një nënkalim që është lidhje direkte mes objektit të QKMF’së dhe Spitalit të Përgjithshëm. Lajmi i mirë është që po punohet me intensitet të lartë në këtë objekt, i cili është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, ua lehtëson punën personelit shëndetësor dhe ndikon direkt në ofrim të shërbimeve më të mira për shëndetësinë primare. ”, ka nënvizuar Ismajli.
Nënkryetari i Gjilanit pohoi se ndërtimi i QKMF së re ka qenë zotim i kryetarit Haziri dhe përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare.
“Mund të them se po bëhet zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare në Gjilan”, ka deklaruar ai.