Të gjitha problemet rreth ndërtimeve kolektive në vend kanë rrjedhur si pasojë e mungesës së kodit për ndërtim, kanë thënë të hënën përfaqësues të Shoqatës së ndërtuesve në një konferencë për shtyp, që është mbajtur pas një takimi që ata kanë zhvilluar me drejtues të sektorit komunal të Inspektoratit dhe Urbanizimit në Komunën e Prishtinës.
Adonis Tahiri, drejtor i ri i Inspektoratit në këtë Komunë, ka thënë se gjatë këtij takimi janë trajtuar dy çështje me interes për Komunën dhe për ndërtimtarët, shkruan sot Koha Ditore.
E para, sipas tij, ka të bëjë me atë që deri tash është njohur si “pranim teknik”, i cili përfshin inspektimin final dhe certifikatën e përdorimit të një objekti të ri kolektiv, ku është diskutuar për procedurat që janë ndjekur deri tash, për lëndët që kanë mbetur, si dhe për mënyrën se si këto lëndë do të procedohen tutje.