Ndeshja e shumë pritur e cila fillon nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Anglisë do të transmetohet drejtpërdrejtë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nëpërmjet llogarisë në Facebook.
Postimi i plotë:
Jo të gjithë do të mund të zënë sonte vend në stadiumin e futbollit “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen Kosovë -Angli.
Andaj edhe e kemi organizuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ejani të festojmë së bashku. Welcome & Respect!