Artmotion dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë vazhduar marrëveshjen për transmetimin ekskluziv të gjitha garave dhe ngjarjeve të basketbollit kosovar për edhe tri vite, deri
më 2024, gjithashtu elita e basketbollit kosovar ka fituar sponsor gjeneral njërën nga njësitë e
korporatës Devolli.
Kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu, tha se liga unike e basketbollit do të japë ndeshje të mira për publikun.
Ai po ashtu tha se janë të lumtur që kanë zgjedhur si partnerë për transmetimin e këtyre ndeshjeve Art Motion
“Kemi kënaqësinë që të bëjmë këtë revolucion që të japim ndeshjet e basketbollit për publikun. Në këtë vit të mbrapsht u ulëm bashkë ta zgjasim bashkëpunimin. Jemi të lumtur që kemi zgjedh si partner Art Motion. Kjo është e jashtëzakonshme”, tha ai.
Alaudin Hamiti tha se platforma Art Motion është shndërruar në kanalin e parë sportiv në vend.
” Art Motion është shndërruar në kanalin e parë të sportit në vend. kemi arritur ta ngrisim nivelin e shikueshmërisë së sportit në vend. Ky moment është i rëndësishëm për basketbollin kosovar. Ne po ja dalim qe dy vite ku kemi transmetuar qindra ndeshje dhe do ta vazhdojmë edhe për tre vjet”
Dren Zatriqi drejtor i Ligës Unike të basketbollit , tha se formimi i kësaj lige ka qenë një ëndërr e kamotshme
“Kjo ligë ka qenë ëndërr e kamotshme e cila u realizua sivjet. Kjo ligë për ne do të thotë gjithçka. Për ne është hera e parë që e kemi Art Motion si sponsor medial”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi i Devolli Corporation , tha se ata përkrahin basketbollin kosovarë ndër vite, dhe se është kënaqësi të jenë pjesë e basketbollit të Kosovës.
“Devolli ndër vite përkrah aktivitetet e basketbollit në Kosovë. Konsiderojmë që është nderë dhe kënaqësi me qenë pjesë e basketbollit në Kosove. E ndjemë si obligim me i jap përkrahje”, tha ai.