Ndeshjet e futbollit në Francë me maksimum 1000 shikues

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Gjitha ndeshjet e futbollit në Francë do të luhen me dyer të mbyllura apo maksimalisht me 1000 shikues deri më 15 prill për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë ministrja e sportit e Francës, Roxana Maracineanu në konferencë për media të hënën.

Maracineanu ka konfirmuar se edhe ndeshja e Francën në ragbi me Irlandën është shtyrë.

Po të hënën është njoftuar se edhe ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit do të luhet pa shikues.

Të ngjashme