Pas vdekjes së legjendës italiane dhe kampionit të botës me të kaltërit në vitin 1982, Paolo Rosi, ka reaguar dhe institucioni më i madh për futbollin në Evropë, UEFA. Qeveria më e madhe e futbollit evropian ka shkruar në rrjetin e saj zyrtare në “Tëitter”, se në të gjitha sfidat e sotme të Ligës së […]
Ndeshjet e sotme në Ligën e Evropës nisin me një minutë heshtje

Pas vdekjes së legjendës italiane dhe kampionit të botës me të kaltërit në vitin 1982, Paolo Rosi, ka reaguar dhe institucioni më i madh për futbollin në Evropë, UEFA.
Qeveria më e madhe e futbollit evropian ka shkruar në rrjetin e saj zyrtare në “Tëitter”, se në të gjitha sfidat e sotme të Ligës së Evropës do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar figurën e ish-kampionit të madh.
“Futbolli evropian qan për ‘Pablito’-n, ku me tripletën e tij legjendare ndaj Brazilit në Botërorin e 1982, dërgoi të kaltërit drejt fitimit të titullit të tretë botëror”, lexohej në komunikatën e UEFA-s.











