Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka paguar dy milionë dollarë për tetë organizata bamirëse si pjesë e një vendimi të gjykatës kundër tij, me të cilin akuzohet për shpenzim të donacioneve të bamirësisë për qëllime të fushatës.
Në marrëveshjen ligjore të arritur muajin e kaluar, presidenti amerikan kishte pranuar se ka pasur shkelje të vazhdueshme të ligjeve për financimin e fushatës duke e keqpërdorur statusin e fondacionit “Donald J Trump Foundation”, i cili është i liruar nga taksat, për t’i përkrahur bizneset e tij dhe fushatën politike.
Kështu, ai u detyrua t’ua japë 1.8 milionë dollarë tetë organizatave të ndryshme të bamirësisë. Secila prej tyre mori rreth 476 mijë dollarë.
Vitin e kaluar, presidenti kishte thënë se nuk do të pranojë marrëveshje me gjykatën për këtë rast, duke e cilësuar atë si sulm politik nga demokratët e Nju Jorkut.
Sidoqoftë, ai tashmë pranoi se i ka përdorur fondet e mbledhura përmes këtij fondacioni për t’i përmbushur obligimet ligjore të kompanive që i kontrollon dhe madje për ta paguar një portret që i kushtoi 10 mijë dollarë, shkruan “Independent”, transmeton express.