Ekonomia Online
FUNDIT

Ndezi mbeturinat duke rrezikuar fqinjët, arrestohet prishtinasi

Ndezi mbeturinat duke rrezikuar fqinjët, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë pasi ndezi disa mbeturina dhe orendi në katin përdhes ku jetonte duke rrezikuar banorët e tjerë në katin sipër tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale […]

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë pasi ndezi disa mbeturina dhe orendi në katin përdhes ku jetonte duke rrezikuar banorët e tjerë në katin sipër tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme