Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skenderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.
Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.
“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Ndihma duhet urgjent”, ka shkruar Hoti.