Vëllau i Astrit Islami, Arlind Islami kërkon ndihmë për vëllaun e tij i cili është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.
Njoftimi i plotë:
Unë jam Arlind Islami, vllau im Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec, komuna Skenderajt, disa muaj më herët ishte diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit. Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore, mirëpo fatkeqësisht Astritit i është rikthyer sëmundja dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Pas përkeqësimit të gjendjes, Astriti është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin mjekësor. Kosto për trajtim kushton 150.000 Euro prej te cilave 30.000 eurojanë siguruar nga Fondi I Sigurimeve Shendetesore te Kosoves mirëpo pjesa tjeter është e papërballueshme për familjen e Astrit Islamit andaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve si herën e parë, në mënyrë që ta shpëtojmë Astritin.
Çdo cent nga ju ka vlerë të madhe për Astritin, Mund të kontriboni përmes llogarise Bankare Raiffeisen Bank Kosovo Emri I mbajtësit te llogarisë: Fatmir Islami (Babai)
Nr. I llogarisë(IBAN): 1501070000168757 (Per Kosovë)
Nr. I llogarisë(IBAN): XK051501070000168757 (Per donacione jashte Kosovës) Swift Kodi: RBKOXKPR Adresa: Dashec, Skenderaj
Numrat kontaktues: Fatmir Musli Islami (Babai): 049-848-609 & 045-332-101 Arbios Fatmir Islami (Vllau): 049-338-872
Një mënyrë tjetër për të ndihmuar është duke e shpërndarë këtë postim në faqet tuaja në rrjetet sociale: Në emër të familjes Islami, ju falenderoj për ndihmën tuaj.