Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me përkrahjen e fondacionit “Freskia” ka bërë shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për sindikatën e ish- punëtorëve të Llamkosit.
Kjo ndihmë për këto familje është bërë me rastin e Festës së Bajramit.
Vlera e pakos ushqimore është 50 euro.
Po ashtu ish -punëtorëve të Llamkos me gjendje më të rëndë ekonomike i janë shpërndarë 100 palë këpucë!
Familjet e punëtorëve të LLamkosit, kanë mbetur në gjendje jo të mirë sociale pasi që privatizimi i kësaj ndërmarrje ka dështuar dy herë.