Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Korçë pasi ndihmoi dy shtetas sirianë, për të kaluar kufirin.
Edmond Tarja, banues në Tiranë po transportonte me makinë klandestinët sirianë nga Korça drejt Tiranës.
Ai u kap të mërkurën në afërsi të fshatit Biranj-Korçë dhe sirianët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia.
“Edmond Tarja në afësi të fshatit Biranj-Korçë, është konstatuar duke transportuar me mjetin tip “Benz” me targa AA347RP, drejt Tiranës, dy shtetas klandestinë sirianë, të cilët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia”, raporton policia.