Ndikimet më të mëdha të ujit në organizëm
Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 19:50 | Nga Ekonomia Online
- Nivelet e larta të ujit në organizëm ulin shanset e gurëve në veshka, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
- Pa ujë nuk gjallërohet metabolizmi. Trupi djeg më shumë kalori dhe përshpejton proceset metabolike nëse është i mirë-hidratuar.
- Sasia e ujit në trup lidhet ngushtësisht me mirë funksionimin e trurit. Një studim i kryer në Institutin e Psikiatrisë në King’s College në Londër provoi se personat që nuk pinin mjaftueshëm ujë dolën po aq mirë sa ata që pinin ujë në zgjidhjen e lojërave, por angazhonin një pjesë më të madhe të trurit për ta bërë këtë.
- Një tjetër studim ka provuar se personat që pinin një sasi të konsiderueshme të ujit përpara çdo vakti, konsumonin 75-90 kalori më pak nga ushqimi. Pra konsumi i ujit në sasi të bollshme, ndihmon në rënien në peshë.
- Marrja e ujit në sasi të vogla shkakton rrudha, ndërsa pirja e sasive të konsiderueshme të ujit ‘fryn’ lëkurën, mbush vijat e holla të rrudhave dhe të jep një pamje lëkure më të tërhequr.
- Personat e dehidratuar ndihen të lodhur, konfuzë, të zemëruar, depresivë dhe të tensionuar.