Ekonomia Online
FUNDIT

Ndikimi rus në Kosovë ka pasur rezultate në tri fusha

Ndikimi rus në Kosovë ka pasur rezultate në tri fusha

Ndikimi rus (përmes agjenturave të dezinformimit) në rajon (veçmas në Kosovë) ka rezultate mesatare, në tri fusha: 1.Fabrikimi i “të vërtetës” tashmë të përqafueme edhe nga politika e naltë se Kosova ka pasë 20-vjet shkatrrim, se komandantët e UÇK-së papërjashtimisht janë batakçi dhe se shteti kosovar nuk po funksionon, tue rrënue kështu themelin e legjitimitetit […]

Ndikimi rus (përmes agjenturave të dezinformimit) në rajon (veçmas në Kosovë) ka rezultate mesatare, në tri fusha:

1.
Fabrikimi i “të vërtetës” tashmë të përqafueme edhe nga politika e naltë se Kosova ka pasë 20-vjet shkatrrim, se komandantët e UÇK-së papërjashtimisht janë batakçi dhe se shteti kosovar nuk po funksionon, tue rrënue kështu themelin e legjitimitetit të luftës për Kosovën, përfshi edhe inkriminimin e NATO-s.

2.
Ri-islamizimi masiv i mërgatës kosovare dhe disa qyteteve kosovare (posaçërisht përfshimja e moshave të reja në aktivitete fetare!?); financa të dyshimta (mercenarizëm) që nën petkun e islamit promovojnë selafismin universalist por edhe nacionalizëm panarab (sentimenti për Gaza-n) aty-këtu ringjallin edhe botëkuptime neoosmaniste.

3.
Minimi i marrdhënieve (miqësia e përhershme???) e Kosovës me Shtetet e Bashkueme të Amerikës, (që hapun po mbështetet nga nivele të nalta politike) nën prizmin e sovranizimit.

Historiani amerikan Jason Steinheur, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike.

Të ngjashme