Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndezur simbolikisht dritat për festat e fundvitit në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Sikur shihet dhe në pamjet e kapura nga fotoreporteri i Ekonomia Online, Egzon Marku, sheshi i Prishtinës ka marrë pamje mahnitëse.
Ahmeti tha se kjo është një prej periudhave më të mira të vitit, kur më fëmijë i ndezin dritat në sheshet e Prishtinës.
“Sheshi tash është plot me drita. Për nja dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi që tash është bërë një atraksion çdo vjet”.
“Unë i thërras gjithë qytetarët jo vetëm të Prishtinës, që ta vizitojnë se më të vërtet duket bukur”, tha Ahmeti, i cili sapo është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Komunës.
Në ceremoninë simbolike, Ahmeti shoqërohej nga fëmijët e tij, si dhe fëmijë të tjerë prishtinas.
Fotot: Ekonomia Online©