Ndjekësi e akuzon për vjedhje, Butrint Imeri i kthehet keq

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Butrin Imeri është njëri ndër këngëtarët më të përfolur të momentit, të gjitha projektet muzikore të tij të cilat publikohen kthehen në hite dhe mbeten të tilla.

Ditën e djeshme Butrinti ka publikuar një këngë të re në kanalin e tij në Youtube dhe në rrjete sociale.

Ai shihet i ulur në tokë gjersa i këndon dashurisë, ndërkaq projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky titull ishte i dëgjuar madje edhe melodia e kësaj kënge si duket është dëgjuar më parë, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull, kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat që kjo këngë e Butrintit është e vjedhur, por në fakt ajo është remake.

Këtë e ka sqaruar edhe vetë Butrinti, i cili si rrallëherë i ka kthyer koment një fansi, duke mohuar akuzat.

“Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita”- ka shkruar fansi. Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah.”

Kjo është kënga në turqisht, që ndonëse është shumë e vjetër, dhe mbetet një nga hitet më të bukura në muzikën turke.

Të ngjashme